"Ai nuk ka bërë asgjë për mua", Ledjana Prenga demaskon Mevlanin, tregon çfarë fshihet pas këngëve të tij
Pasi qëndroi gjatë në heshtje për ndarjen e saj me Mevlanin, Ledjana Prenga rikthehet në ekran në një intervistë ekskluzive për moderatoren Ester Bylyku, ku rrëfeu të vërtetat e saj përfshirë edhe arsyen e ndarjes me Mevlanin si dhe komentoi të vërtetën e këngëve të tij.
Ester Bylyku: Cili është gjesti më fallso që Mevlani ka bërë për ty?
Ledjana Prenga: "Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë."
E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: "Jo nuk kthehem më me të."

