Ab*zoi me dy vajza të mitura, dënohet aktori britanik me 8 vite e gjysëm burg

Ab*zoi me dy vajza të mitura, dënohet aktori britanik me 8 vite e

Aktori britanik John Alford, i njohur për rolet e tij në serialet “London’s Burning” dhe “Grange Hill”, është dënuar me 8 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj dy vajzave adoleshente.

Sipas BBC, ngjarjet ndodhën në prill të vitit 2022 në shtëpinë e një miku në Hoddesdon, Hertfordshire. Viktimat ishin një vajzë 14-vjeçare dhe një 15-vjeçare, të cilat ndodheshin në banesë kur Alford mbërriti pasi kishte konsumuar alkool me pronarin e shtëpisë në një pub aty pranë.

Sipas gjykatës, ai iu kishte dhënë alkool vajzave, duke qenë i vetëdijshëm se ishin nën moshën 16 vjeç.

54 vjeçari u gjykua në Gjykatën e Kurorës në St Albans nën emrin e tij të vërtetë, John Shannon, dhe u shpall fajtor në shtator. Juria e dënoi për katër akuza të aktivitetit seksual me vajzën 14-vjeçare, si dhe për sulm seksual ndaj vajzës 15-vjeçare.

Sipas dëshmisë së vajzës më të vogël, Alford kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dy herë ndërsa vajza tjetër deklaroi se ai e kishte prekur seksualisht teksa ishte përgjumësh.

EMISIONET