A është në një lidhje me Rina Zaitin? E zbulon vetë Ledri Vula: Jam shum i dashur, real...

A është në një lidhje me Rina Zaitin? E zbulon vetë

Kohët e fundit në rrjet nisën të qarkullonin disa foto, ku Ledri Vula shihej krah një vajze tjetër, së cilës iu bë i ditur edhe identiteti disa ditë më vonë.

Reperi së bashku me vajzën e quajtur Rina Zaiti, e cila është motra e reperit Ron Zaiti, u panë fillimisht teksa shijonin pushimet në Jug, ndërsa më pas u bë publike një foto ku ata ecnin krah njéri tjetrit në rrugët e Londrës.

Mirëpo, i pyetur nga Arbana Osmani në intervistën e dhënë së fundmi, Ledri nuk pranoi të ishte në një lidhje të re.
“Mendon të kesh një fëmijë tjetër ose te vazhdosh një marrëdhënie të re?”- e pyeti Arbana, ndërsa Ledri tha:

“Për momentin mirë jam, më vone si dihet çfarë ndodh”.

Më tej, i pyetur nëse fakti që tashmë është single ka të bëjë me zhgënjimin që ka pësuar apo thjesht nuk do të investojë tek dikush tjetër.

“Jo nuk ka të bëjë, gjithmonë ka vend për dashuri. Unë jam shum i dashur, real, familjar”- u përgjigj ai.

EMISIONET