7 zakone me paratë që mund t’i keni mësuar pa e kuptuar nga familja

7 zakone me paratë që mund t’i keni mësuar pa e kuptuar nga

Mënyra se si i menaxhojmë paratë nuk formohet vetëm kur fillojmë të punojmë. Sipas ekspertëve, marrëdhënia me financat ndërtohet që në fëmijëri, duke vëzhguar sjelljen e prindërve dhe mënyrën se si familja përballet me të ardhurat, shpenzimet dhe vështirësitë ekonomike. Këto përvoja mund të ndikojnë në zakonet financiare edhe shumë vite më vonë.

Një nga sjelljet më të zakonshme është shpenzimi i menjëhershëm i të ardhurave. Personat që janë rritur në familje ku paratë shpenzoheshin sapo merreshin mund ta kenë të vështirë të krijojnë kursime, pasi kjo sjellje u duket normale.

Ekspertët vërejnë se disa njerëz jetojnë vazhdimisht me ndjesinë se një krizë financiare është pranë, edhe kur gjendja e tyre ekonomike është e qëndrueshme. Ata kontrollojnë vazhdimisht financat dhe ndihen të pasigurt, pavarësisht se kanë të ardhura të mjaftueshme.

Një tjetër model është puna e tepërt. Ata që janë rritur duke parë prindërit të punojnë pa pushim mund ta lidhin përgjegjësinë me lodhjen dhe të besojnë se suksesi arrihet vetëm duke sakrifikuar pushimin dhe jetën personale.

Shumë njerëz kalojnë edhe nga njëri ekstrem në tjetrin, duke punuar deri në rraskapitje dhe më pas duke mbetur pa energji apo të ardhura. Krijimi i një ritmi të qëndrueshëm mes punës, të ardhurave dhe jetës personale mund të jetë sfidë për ata që nuk kanë pasur një model të tillë në familje.

Ndjenja e fajit gjatë shpenzimeve është një tjetër pasojë e zakonshme. Edhe kur kanë mundësi financiare, disa njerëz hezitojnë të blejnë diçka për veten, ndërsa të tjerë, pas viteve me kufizime, priren të shpenzojnë pa kontroll.

Ekspertët shpjegojnë se shumë persona e shohin sigurinë financiare dhe lirinë personale si dy zgjedhje që përjashtojnë njëra-tjetrën. Në realitet, është e mundur të ndërtohet një ekuilibër mes një pune të qëndrueshme, stabilitetit ekonomik dhe një jete të kënaqshme.

Sipas specialistëve, hapi më i rëndësishëm është të kuptosh se modelet e mësuara në fëmijëri mund të ndryshohen. Ndërtimi i një marrëdhënieje të shëndetshme me paratë kërkon kohë, por mund të ndihmojë në krijimin e më shumë sigurisë dhe qetësisë në jetën e përditshme.

EMISIONET