"4 manjatë të teknologjisë që takohen në mes të një krize financiare"/ Publikohet traileri zyrtar i filmit 'Mountainhead'

HBO ka publikuar trailer-in e parë për filmin “Mountainhead”, me skenar dhe regji nga Jesse Armstrong, krijuesi i serialit të vlerësuar me çmime “Succession”. Filmi shënon tentativën e tij të parë regjisoriale në kinema, ndërsa është skenari i tij i parë pas finales së suksesshme të serialit të tij televiziv.
Në film luajnë Steve Carell, Jason Schwartzman, Cory Michael Smith dhe Rami Youssef , ndërsa kasti përmbyllet nga Hadley Robinson, Daniel Oreskes dhe Andy Daly, ndër të tjera.
"Mountainhead" fokusohet në një grup prej katër manjatësh të teknologjisë me një vlerë neto të kombinuar prej 371 miliardë dollarësh, të cilët takohen në një vendpushim mahnitës alpin në mes të një krize financiare ndërkombëtare.
Me xhirimet që kanë filluar vetëm në mars në Park City, Utah, dhe kanë përfunduar në fillim të këtij muaji, Armstrong duket se po punon intensivisht për të përfunduar "Mountainhead", i cili pritet të shfaqet premierë të shtunën, më 31 maj dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim në platformën Max. Ai gjithashtu ka shërbyer si producent ekzekutiv, së bashku me Frank Rich, Lucy Premble dhe John Brown.
Filmi vjen dy vjet pas përfundimit të "Succession", i cili përfundoi pas katër sezonesh dhe fitoi 19 çmime Emmy, nga gjithsej 75 nominime, sipas Deadline.

