Zbulohen eshtra misterioze në Lezhë, banorët: Mund të jenë nga Lufta e Parë Botërore, ose e Dytë!

Eshtra dhe gëzhoja të vjetra janë zbuluar pranë kishës së "Shën Llezhdrit", në fshatin Prull të Lezhës.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët gjatë punimeve për ndërtimin e qelës së kishës së vjetër kanë pikasur këto gjetje.

"Janë gjetur ca eshtra dhe ca gëzhoja në buzën e murit, duke qenë muri fortifikues, besojmë se është bërë luftë më përpara."

Ata nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, por mendojnë se duhet të jetë skenë e një momenti nga lufta e parë ose e dytë botërore.

"Sipas gëzhojave mendoj se këto fishekë janë përpara luftës së dytë botërore."

"Nuk jam i sigurt por krejt ajo mundet me qenë  me sa kam dëgjuar, kanë qenë misionarët anglezë që kam organizuar forcat."

Kisha e "Shën Llezhdrit" në fshatin Pruell është restauruar vitet e fundit me kontributin e banoreve të zonës, ndërsa zbulimet vazhdojnë të mbërthejnë kuriozitetin për këtë vend të shenjte për të cilin ka shumë histori e gojëdhëna. Ky objekt kulti me shume së 600-vjeçar ishte shembur gjatë regjimit komunist në vitin 1967.

Zbulohen eshtra misterioze në Lezhë, banorët: Mund të

EMISIONET