Vijon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, Kryegjyshi Botëror mesazh bektashinjve
Sot në malin e Tomorit po zhvillohet ceremonia e Kremtimit te festës së Abaz Aliut. Në fakt pelegrinazhi ka nisur prej datës 20 e do të zgjasë deri në 25.
"Emri i Abaz Aliut është i hynëzuar, më i lartësuari më i shenjti, heroi i mbikohshëm, heroi i përjetshëm, heroi i ideve më të larta njerëzore, me adhurim ndër besimtarët e trevës Skraparit dhe më gjerë. Qysh herët e deri ditët e sotme, Abaz Aliu ishte në fluturimin e tij mistik drejt malit të tomorrit ku qëndroi për jetë të jetëve", tha ndër të tjera në mesazhin e tij Kryegjyshi Botëror, Baba Edmond Brahimaj.

