VIDEO/ Rilind biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, hapësirë e re bashkëkohore për fëmijët e të rinjtë

Biblioteka “Pjetër Budi” ka përfunduar transformimin e saj të plotë, duke u kthyer në një qendër kulturore moderne
Lajmin e dha mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se biblioteka “Pjetër Budi” në Burrel, tashmë ka një ambient bashkëkohor e tërheqës për fëmijët dhe të rinjtë.
Hapësira e re synon të afrojë fëmijët, të rinjtë dhe lexuesit e pasionuar me librin, teknologjinë dhe veprimtaritë krijuese.
Falë investimit të realizuar, biblioteka është rikonstrukturuar nga themeli, me një pamje bashkëkohore, kënde të dedikuara për fëmijët, mjedise studimi, teknologji të reja dhe një fond librash të përditësuar.
Ajo pritet të kthehet në një nga pikat kryesore kulturore të qytetit, duke nxitur leximin, edukimin dhe kreativitetin.


