VIDEO/ Kur ministrja ta bën surprizë! Vizitë në “Osman Myderizi”, nderohet mësuesja Mimoza Tola

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitoi shkollën “Osman Myderizi” në Tiranë, ku i shprehu mirënjohjen mësuese Mimoza Tolës, e cila pas 4 dekadash përfundon rrugëtimin në arsim për të hyrë në pension.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita, duke theksuar se pas rritjes së merituar të pagave dhe skemës së re të pensioneve, mësuesit që hyjnë në këtë cikël do të përfitojnë pensione më dinjitoze, ndërsa rritja progresive do të vazhdojë edhe në vitin 2026.

Gjatë vizitës, ministrja Kumbaro u shpreh: “Tola do të mbetet mësuesja e dashur e letërsisë, autorja e tregimeve dhe teksteve të këngëve për fëmijë. Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë gjatë 39 viteve në arsim. Profesioni i mësuesit është një nga ato ku njeriu nuk harrohet dhe lë gjurmë të qëndrueshme.”

Mimoza Tola nisi karrierën e saj në vitin 1986 si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Maqellarë të Dibrës, për të vijuar më pas në shkollën “Nazmi Rushiti” në Peshkopi dhe “Demir Gashi”. Që nga viti 1995 ka dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, duke edukuar breza nxënësish. Ajo ka një krijimtari letrare të pasur, me poezi dhe prozë për fëmijë dhe të rritur, duke nisur që nga periudha studentore.

EMISIONET