VIDEO/ Kapshticë – Qafë Thanë Vallen e traditës për të pritur udhëtarët në Ditën e Pavarësisë

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanëd dhe Kapshticës nxënës të zonës, të veshur me kostume popullore, kanë interpretuar valle tradicionale shqiptare në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Nisma e veçantë u kthye në një moment simbolik mirëseardhjeje për të gjithë udhëtarët që hynin në Shqipëri, duke i pritur me kulturën, historinë dhe krenarinë kombëtare.

Performanca e fëmijëve, me motive folklorike dhe ritme autoktone, u vlerësua si një gjetje domethënëse për të përcjellë mesazhin e unitetit dhe vlerës së traditave në një ditë me rëndësi të madhe historike për kombin shqiptar.

Udhëtarët u ndalën për të duartrokitur dhe për të fotografuar momentin festiv, i cili solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive në kufi.

Organizimi u realizua në bashkëpunim me institucionet lokale, me qëllim promovimin e kulturës dhe trashëgimisë popullore, si dhe për të shënuar me dinjitet dhe krenari Ditën e Flamurit.

EMISIONET