VIDEO/ Kalendari Zyrtar Miss Shqipëria 2026, një mesazh i së bukurës si motiv i sensibilizimit
Kalendari Zyrtar Miss Shqipëria 2026, promovoi dje në një mbrëmje të veçantë në ambientet e “RAPSODIA”, të “Ark Hotel” krijimin e fundit të “Deliart Association” që tashmë sipas traditës së festive të fundvitit hyri në vitin e 23-të të realizimit të tij.
I konceptuar si një vepër arti e mirëfilltë historikisht kalendari ka vendosur vajzat më të bukura të eventit mbarëkombëtar “Miss Shqipëria” përballë një realiteti tjetër, duke krijuar kontraste të fuqishme për të evindetuar e promovuar gjithçka që lidhet me natyrën, ose bazuar mbi një filozofi të caktuar e mirëmenduar.
Modelet e bukura të “Miss Shqipërisë” u përshtatën këtë herë në foto me simbolikën e kafshës së Gomarit, nën objektivin e fotografit tashmë prej 3 vitesh Pirro Beati, në realizimin e fotove të këtij kalendari.
Simbolika që Producenti dhe regjisori Petri Bozo ka dashur të evidentojë në këtë krijim artistik mbi të gjitha është që: “E bukura shërben si një motiv më shumë për sensibilizimin e mbrojtjes ndaj kafshëve, dhe jo vetëm, sepse ndërkohë që qytetet bëhen gjithnjë më të zhurmshme, jeta në fshat të fal më shumë qetësi dhe dashuri”.
Duke promovuar nëpërmjet kësaj forme artistike iniciativat e ndryshme të ngritjes së agro-turizmeve si një trend në rritje i Shqipërisë turistike të këtyre viteve.


