“UDHA E KRYQIT” DHE “DJAJTË” E RINISË/ Arqipeshkvi Arjan Dodaj evidenton “dramat” e shoqërisë: Tufa me lekë ka krijuar varreza padrejtësie në vend
Arqipeshkvi Arjan Dodaj evidentoi fenomenet që po shkaktojnë drama e vuajtje në shoqërinë shqiptare gjatë ceremonisë së Udhës së Kryqit në prag të festës së pashkës katolike! Zellin për paranë e cilësoi djallin që tundon rininë, ndërsa tufat me lekë tha se kanë krijuar varreza padrejtësie në vend!
Besimtarët katolikë kremtojnë të dielën Pashkën, festën më të rëndësishme të kalendarit fetar që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pasi vdiq në kryq!
E premtja para festës cilësohet e zezë!
Është dita kur kujtohen kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës!
Për të dytin vit radhazi, në Tiranë rituali i Udhës së kryqit u mbajt në Sheshin nënë Tereza nën drejtimin e Arqipeshkvit Metropolit, Arjan Dodaj.
Në një nga ndalesat e para lutjet shkuan për të rinjtë e të rejat të rrokur nga çdo formë e dhunës.
Duke përkujtuar vuajtjet e Krishtit, u theksuan vuajtjet e shoqërisë shqiptare në kohët që jetojmë!
Nga Vetmia e të moshuarve për shkak të largimit të të rinjve tek deri tek kriminaliteti dhe korrupsioni.
Në ndalesën e tetë një tjetër mesazh të fortë.
Në fund Arqipeshkvi zbuloi “djallin” për të rinjtë.
I nxitur nga ku episode kreu i Kishës Katolike Shqiptare theksoi pasojat dhe nevojën për të rizbuluar vlerat!
“Çfarë kemi ndërtuar me grushtin e lekëve....deri kemi ndërtuar varreza padrejtësie, ekonomi artificiale. Vlera është paqja, uniteti, dialogu.
Ceremonisë fetare në shesh iu bashkuan besimtarë të shumtë të moshave të ndryshme që e shoqëruan me lutje Rrugëtimin e kryqit dhe u larguan me urime për zbulimin e mesazhit të Pashkës.
“Këtë vend po nuk e bëmë ne, asnjë tjetër nuk do ta bëjë”