“Troja fliste shqip”! Halil Teodori vjen me veprën më të re letrare

Autori Halil Teodori vjen me veprën më të re letrare Troja Fliste Shqip. Gjatë promovimit të librit ai shpjegoi se tregohet historia se si dardanët investuan në ndërtimin e Trojës.

Troy fliste shqip, një vepër letrare nga Halil Teodori e cila shpjegon tezën se si Dardanët investuan për ndërtimin e Trojës.

Vetë autori thekson se rëndësia e kësaj vepre është historia që përcillet ndër rreshta.

Pjesë e aktivitetit ishte dhe kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i cili përmend dhe kontributin e Teodorit në letërsinë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, autori falënderoi pjesëmarrësit edhe për mbështetjen për veprat e tij të tjera letrare ndër vite.

EMISIONET