Trashaj: ‘Mis Ballkani’u ruajt gjatë diktaturës e nga pushtuesit, prej 30 vitesh po rrënohet
Shumë vepra të trashëgimisë kulturore janë nën alarm sa i përket mundësisë së tyre për tu zhdukur apo prishur.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Pal Trashaj, nga Forumi Mbarëkombëtar i Trashëgimisë solli në vëmendje Urën e Mbretit Zog mbi lumin Mat për të cilën thotë se prej vitesh nuk është bërë asnjë investim mbi të.
Pal Trashaj: Unë hyj te njerëzit optimist , por duke parë gjendjen reale nuk mund të shtiremi. Këtu kemi monumente kulturore që për fatin e mirë janë ruajtur edhe nga diktatura. Çuditërisht edhe pushtuesit i kanë ruajtur më mirë, po nuk po ruhen tash e 30 vite janë rrënuar. Vetëm 40 % kanë mbetur në këmbë. Alarmi i fundit ishte Ura e Mbretit Zog mbi lumin Mat. Është ndërtuar nga një firmë italiane, ka qenë ndër urat e rralla në Ballkan e Europë është pikë lidhëse mes jugut e veriut. Në demokraci u prish. Quhet ‘Mis Ballkani’ ‘Mis Europa’ ka hyrë në 7 urat me arkitekturën më të vjetër të Europës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

