TRADHTARE APO VIKTIMË? Një histori e njohur e oborrit Tudor kthehet në librin Boleyn Traitor! Philippa Gregory: Boleyn përpiqej të ruante vendin e saj

Libri i ri i Philippa Gregory, rikthen historinë e aristokrates Jane Boleyn, shpesh e portretizuar si tradhtare e oborrit mbretëror të Henrit të 8-të. Si një grua që përpiqej të mbijetonte mes intrigave dhe rreziqeve të oborrit Tudor Gregory, autorja e paraqet këtë rrëfim jo vetëm si histori personale, por edhe si paralajmërim mbi rrezikun e pushtetit të përqendruar tek një individ.

TRADHTARE APO VIKTIMË? Një histori e njohur e oborrit Tudor kthehet

Tradhtare apo viktimë e oborrit të Henry VIII?

Një histori e famshme e oborrit Tudor rikthehet në fokus me librin e ri të Philippa Gregory, Boleyn Traitor.

Ky thriller historik flet për Jane Boleyn, aristokraten e shekullit XVI, e cila shpesh është konsideruar si tradhtare e oborrit mbretëror.

Ajo u akuzua për përfshirje në skandalet që çuan në ekzekutimin e bashkëshortit të saj George Boleyn dhe dy mbretëreshave, Anne Boleyn dhe Catherine Howard.

Gregory thekson se Jane nuk ishte grua e çmendur apo e sëmurë seksualisht, siç shpesh e kanë portretizuar historitë e vjetra, por një grua që përpiqej të mbijetonte dhe të ruante vendin e saj në një oborr ku çdo gabim mund të kushtonte jetën.

TRADHTARE APO VIKTIMË? Një histori e njohur e oborrit Tudor kthehet

Ajo shërbeu për pesë mbretëresha dhe shpëtoi nga fatet tragjike që preku familjen e saj, duke treguar kurajon dhe zgjuarsinë për të manovruar mes intrigave dhe rrezikut.

Autorja e librit, Philippa Gregory, thotë se historia e Jane-s nuk është vetëm një rrëfim për një grua të keqkuptuar, por edhe një paralajmërim mbi rrezikun e një oborri ku pushteti është i përqendruar tek një individ dhe pak kush guxon të sfidojë tiraninë.

EMISIONET