“Tirana 48 orëshi 2021”, Robert Aliaj: Një projekt i jashtëzakonshëm që kërkon mbështetjen e pushtetit në “vorbullën” e kulturës
“Tirana 48 orëshi 2021” ishte një festival, i cili u jep mundësinë artistëve të rinj për të realizuar një film brenda dy ditësh me tematika të ndryshme.
Roberti foli më shumë rreth këtij projekti, i cili fillesat e tij i ka shumë vite më përpara që në Kanë, por në Shqipëri investimi dhe dedikimi i pushtetit për artin nuk është në nivelet e duhura.
Sipas Robertit, konkurrentët edhe pse me një mbështetje të dobët, ia dolën të shprehnin artin sipas konceptimit të tyre.
Dajana: I rikthehemi edhe një herë projektit “Tirana 48 orëshi 2021? Cili do të ishte miksimi më i mirë sipas teje për të realizuar një film të tillë?
Roberti: Ky është një festival që nuk ka dështim dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë do ishte një dështim i faktorëve të atyre që duan të bëhen kineast. Mendoj se janë mundësi që do t’i adhuronte çdokush nga çdo vend i botës. Çdo vit 14 filma është një gjë e jashtëzakonshme që ndodh për një ëeekend gjatë vitit siç është fundi i Nëntorit që bëhet ky festival. Është një shifër e admirueshme për qendrën e Kinematografisë dhe Ministrinë e Kulturës.
E parë nga pikëpamja e interest publik dhe më saktë sesa shteti me mekanizmat e tij duhet t’a ndihmojë nuk është në nivelin që duhej të ishte, këtë e them jo nga vlera që e bëra unë, por përfshirja e konkurrentëve në “vorbullën” e kulturës. Ata e vlerësuan shumë dhe nuk kishin justifikime për mbështetjen e dobët që kishin edhe pse ky festival meritonte vëmendjen absolute të pushtetit.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte Live në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:


