THESAR 1700-VJEÇAR/ Sarkofagu romak i paprekur zbulon histori të lashta

Një varr i mbyllur për 1,700 vjet, një grua e panjohur dhe dhurata që familjarët i lanë përjetësisht pranë saj. Në Hungari është zbuluar një nga sarkofagët romakë më të ruajtur ndonjëherë, një thesar arkeologjik që ka mbetur i paprekur, duke sjellë me vete emocione, mister dhe histori.

THESAR 1700-VJEÇAR/ Sarkofagu romak i paprekur zbulon histori të

Në një lagje të qetë të Budapestit, ekipi i arkeologëve hapi një sarkofag që askush nuk e kishte prekur që nga shekulli i tretë.

Kapaku i rëndë prej guri ishte i mbyllur hermetikisht me metal shkrirë, duke penguar qindra vite plaçkitje.

Brenda tij, arkeologët zbuluan skeletin e një gruaje të re. Ajo ishte rrethuar nga dhjetëra objekte: dy enë qelqi të paprekura, figura bronzi, 140 monedha, bizhuteri, një gjilpërë flokësh dhe fragmente pëlhure me fije ari. Objektet, sipas zakoneve romake, ishin dhurata për udhëtimin e saj përtej botës.

THESAR 1700-VJEÇAR/ Sarkofagu romak i paprekur zbulon histori të

Sarkofagu u gjet në Aquincum, një qytet i lashtë romak në kufirin e Danubit. Për rreth tij ishin varre më të thjeshta, por asnjë aq i pasur dhe i paprekur. Për arkeologen Gabriella Fényes, kjo gjetje është më shumë se një zbulim shkencor.

THESAR 1700-VJEÇAR/ Sarkofagu romak i paprekur zbulon histori të

“Duhet ta kenë dashur shumë personin që varrosën këtu,” thotë ajo. “U preka nga kujdesi që pamë.”

Antropologët po studiojnë kockat e vajzës për të zbuluar moshën, gjendjen shëndetësore dhe origjinën. Ndërkohë, shtresa e trashë balte brenda sarkofagut mund të fshehë edhe objekte të tjera.

Në heshtjen e këtij varri të mbyllur për shekuj, shkenca sot po dëgjon përsëri zërin e një vajze të re që historia e kishte lënë në harresë. Dhe sarkofagu romak në Hungari e kthen atë në kujtesën tonë.

EMISIONET