“Teatri një akt dashurie” regjisoria Dervishi: Shoqëria pa art, një xhungël
Driada Dervishi është një nga emrat më të njohur për sa i përket regjisurës në vendin tonë. Vajza durrsake rrjedh nga një familje intelektualësh. Në bashkëpunim me Teatrin kombëtar dhe jo vetëm Driada ka sjellë në skenë 27 premiera.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Driada rrëfeu për karrierën e saj ndër vite dhe vështirësitë që ka kaluar përgjatë këtyre viteve.
Driada e nisi karrierën e saj drejt teatrit që kur ajo ishte në moshë fare të vogël. Teatri, skena, qëndrimi pas kuintave e ka bërë teatrin të parezistueshëm për Driadën. Dervishi shprehet se “Teatri është një akt dashurie, që përbëhet nga dy partner, në këtë rast nga aktorët dhe publiku”.
Teatri në veçanti është një art shumë i bukur edhe pse në Shqipëri nuk është fort e lehtë, por një person që e dashuron teatrin nuk i bien në sy të tilla gjëra që janë për të ardhur keq. Një shprehje e bukur thotë që “një shoqëri mund të ketë gjithçka por nëse nuk ka art dhe kulturë do ishte thjesht një xhungël”, por teatri në vendin është shumë fatkeq pasi shumë njerëz nuk i ndjekin shfaqet teatrale.
“Një tjetër gjë mjaft e rëndësishme është se në veri të Shqipërisë nuk jepen shfaqe teatrale dhe për këtë gjë duhet të merren masa” shprehet Driada.
Edhe gjatë pandemisë puna e Driadës si regjisore ka vazhduar pasi kanë dhënë shfaqe online. Ndërsa pas pandemisë Driada vuri në skenën e “Amfitatrit të liqenit” shfaqen “Ferma e kafshëve” ku nga 800 spektatorë 700 prej tyre kanë blerë bileta. Një nga problemet që hasen në skenën teatrale është se janë shtuar produksionet teatrale dhe nuk ka shumë vende të lira për vënien e shfaqjeve në skenë dhe për këtë gjë duhet të merren masa.
Për të gjithë këtë kontribut të çmuar në fushën e artit në përgjithësi e të teatrit shqiptar në veçanti, shoqata “Durrësi Autokton” i akordon Driada Dervishit titullin “Nderi i qytetit të Durrësit” në 7 prill të vitit 2022. Një artiste që di të lëjë mbresa të thella tek publiku, padiskutim Driada tashmë ka shënjuar në teatrin shqiptar.

