Të bësh art me gozhdë dhe pe, artistja autodidakte “rrëfen” pasionin dhe frymëzimin e saj

Qëndresa Mustafa Kllokoqi, artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda, ishte e ftuara e radhës në studion e lajmeve në “Ora News” ku tregoi sekretet për pasionin e krijimit të veprave të artit me penj.

Vajza nga Prishtina, la profesionin e gazetares për të cilin studioi dhe nisi rrugëtimin për të mësuar krijimin e veprave të artit me penj dhe gozhdë.

Ajo tregoi se këtë fushë të artit e mësoi vetë dhe zbuloi se ky pasion ishte aq i madh sa nuk mund të ndalej, këtë gjë e tregojnë dhe punimet e saj artistike aq të bukura, nga të cilat nuk e mohon që përveç kënaqësisë shpirërore i kanë siguruar asaj edhe të ardhura financiare.

“Kam pasur përfitime realisht, por nuk e nisa si art për të fituar, por më shumë jam fokusuar tek arritja ime personale si artiste. Dhe për ta filluar si pasion, ka qenë familja ajo që më përkrahu në nisjen e këtij rrugëtimi”, u shpreh ndër të tjera, artistja Qëndresa Mustafa Kllokoqi.

lili saraçi qëndresa mustafa kllokoqi artistja autodidakte

EMISIONET