Studiuesi: Shqipen duhet ta ruajmë nga gjuhëtarët! Akademia e Shkencave dhe e Studimeve Albanologjike me ideologji sllave
Studiuesi Agron Dalipaj thotë se shkatërruesit me të mëdhenj të gjuhës shqipe janë gjuhëtarët.
"Gjuha shqipe nuk vdes nëse nuk ndërhyjnë gjuhëtarët. Është e frikshme puna që bëjnë gjuhëtarët shqiptarët mbi gjuhën shqipe. Duhet ta ruajmë gjuhën nga gjuhëtarët zyrtarë. Është e rëndë ta thuash".
I ftuar në "Jeto me Orën" ai hodhi akuza ndaj Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ju referuar si dy institucione me ideologji sllave.
"Në krye të Akademisë së Shkencave është një njeri që nuk ka asnjë produkt shkencor, është njeri politik. Për çfarë i duhet Akademisë së Shkencave? E kemi pasur një të tillë 21 vjet, Aleks Buda. Ishte censurues i të gjithë veprave shkencore.Ka ndaluar shumë shkencëtarë që kanë nxjerrë të vërteta, e njëjta gjë ndodh sot.
Edhe sot është një njeri politik në krye të kësaj Akademie. Nuk kemi shpresa që Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike do të punojnë për shqiptarët. Janë institucione ideologjike sllave mu në mes të Tiranës. Kanë punuar kundër gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar. Armiqtë tanë arritur të manipulojnë dhe drejtojnë këto dy Akademi".