Sot në ditën e Demokracisë/ Zygmunt Bauman: Njerëzit nuk besojnë më te demokracia, ajo nuk i mban premtimet

Sot në ditën e Demokracisë/ Zygmunt Bauman: Njerëzit nuk

Ne mund të përshkruajmë atë që ndodh për momentin si krizë të demokracisë, rënia e besimit: Bindja që udhëheqësit tanë nuk janë thjesht të korruptuar, por të palogjikshëm.

Veprimi kërkon pushtet, i aftë për të bërë gjëra, dhe ne kemi nevojë për politikë që ka aftësi për të vendosur se çfarë është e nevojshme të bëhet.

Por kjo martesë mes pushtetit dhe politikës në duart e shtetit kombëtar ka marrë fund.

Pushteti është globalizuar, kurse politika është po aq lokale sa më parë. Politikës i janë prerë duart.

Njerëzit nuk besojnë më sistemin demokratik, sepse ai nuk u mban premtimet.

Për shembull, këtë e shikojmë me krizën e emigrantëve: Është një fenomen global, por ne ende veprojmë në mënyrë provinciale. Institucionet tona nuk janë projektuar për të trajtuar situata me varësi të shumëfishtë. Kriza e tanishme e demokracisë është krizë e institucioneve demokratike.

*Zygmunt Bauman, sociolog polak

EMISIONET