Si të flasim me fëmijët? Psikologia Hida: Çelësi i suksesit qëndron tek komunikimi, është gjithçka që ne kemi

Si të flasim me fëmijët? Psikologia Hida: Çelësi i

Si të komunikojmë me fëmijët? Ishte kjo tema e bisedës në studion e lajmeve në “Ora News” ku e ftuar ishte psikologia Manolita Hida.

Hida theksoi se nuk ka një recetë mbi këtë, por komunikimi është gjithçka që ne kemi.

“Komunikimi nuk është vetëm fjala e folur, por kjo e fundit është një përbërës i komunikimit dhe ky komunikim lidhet me mënyrën se si e shikojmë ne fëmijën, lidhet me tonin e zërit, si dhe gjestikulacioni dhe gjuha e trupit që ne përdorim kur komunikojmë me fëmijën.

Sa më në gjendje të jemi ne ta kontrollojmë ne veten tonë aq më efektive është ajo tek fëmija. Pasi fëmija është në momentet e rritjes së tij”, u shpreh ndër të tjera psikologia Manolita Hida.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN MANOLITA HIDA NË “ORA NEWS”

EMISIONET