"Shtegu i Mullinjve", historia që fshihet pas atraksionit turistik që tërheq vizitorë vendas e të huaj

“Ora Verore”këtë të premte ka vizituar “Shtegun e Mullinjve”, i cili prej pak vitesh është kthyer tashmë në një atraksion turistik, i cili vizitohet nga turistë të shumtë, shqiptarë e të huaj.

Po përse quhet “Shtegu i Mullinjve”

Quhet kështu sepse gjatë gjithë shtegut ka mullinj uji. Është një mulli i vjetër të cilët banorët e kanë pas përdorur 70-80 vite më përpara por nuk është më funksional.

Tashmë këto mund të jenë vetëm atraksion turistik, që banorët të kuptojnë  se Dhërmi nuk ka vetëm detin por edhe pjesën kulturore e historike.

Po ashtu përgjatë këtij shtegu është edhe një ujëvarë mahnitëse.  Kjo rrugë përdoret nga fshatarët për të bërë lidhjen e plazhit me fshatin lart, me fshatin e vjetër. Por një gjë shumë të rëndësishme është se këtë shteg e përdornin gratë e fshatit për të transportuar rrobat  e tyre të leshta për t’I larë.

Në këtë shtegë, ishte një mekanizëm i njëtjtë me atë të lavatriçes, i cili përdorej nga gratë për larje.

EMISIONET