''Është mrekullia e kinemasë'', Kodra: Viti i 13-të që ndjekim tregun e Kanës, janë 1400 kineastë me projektet e tyre
Producentja, Sabina Kodra në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kana në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është viti i 13-të që ndjekin tregun e Kanës sepse ajo është mrekullia e kinemasë.
Kodra: Është viti i 13-të që ne e ndjekim tregun e Kanës.
Neve në fakt ndjekim tregun e Kanës sepse ajo që është mrekullia e kinemasë në fakt është që në një pjesë që është pjesa e fasadës edhe le të themi vitrina e tapetit të kuq nga mbrapa, gjithashtu është pjesa e tregut dhe tek pjesa e tregut janë 1400 le të themi kineastë të cilët vijnë me projektet e tyre, që sjellin ide.
Është një maratonë e madhe me thënë të drejtën pasi industria e kinematografisë është një industri e cila kërkon financime shumë të mëdha.
Sigurisht që nuk është një gjë që ti mund ta arrish me një të rënë të dorës.
Është një industri që kërkon shumë punë, shumë sakrifica dhe për të mbërritur tek ai tapeti i kuq sigurisht që duhet një maratonë e madhe e cila më së miri përfaqësohet tek pjesa e mbrapme e Kanës ku Shqipëria dhe Kosova për të gjashtin apo të shtatin vit radhazi kanë stendën e tyre të përbashkët ku kineastët shqiptarë dhe kosovarë prezantojnë projektet e tyre dhe kanë mundësi që të komunikojnë me të gjithë pjesën tjetër të industrisë kinematografike në botë.

