“SHKRUAN” DATËN E VDEKJES! Robert Munsch, “mjeshtri” i letërsisë për fëmijë zgjedh fundin me asistencë mjekësore

Shkrimtari kanadez për fëmijë, Robert Munsch, ka vendosur të përfundojë jetën me ndihmë mjekësore në Kanada. Autori me mbi 80 milion libra të shitur në mbarë botën vuan nga demenca dhe Parkinsoni

“SHKRUAN” DATËN E VDEKJES! Robert Munsch,

Të zgjedhësh me vetëdije ditën e fundit të jetës nuk është e lehtë, por shkrimtarin Kanadez, Robert Munsch, thotë se ka qenë një vendim i domosdoshëm!

Autori I librave për fëmijë ka vendosur të ndjekë procesin e vdekjes me asistence mjekësore në Kanada, ndërsa vuan prej disa vitesh nga demenca dhe sëmundja e Parkinsonit.

Ai e ka marrë vendimin pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe tha për revistën “New York Times” se do të zgjedhë momentin kur të mos mund të flasë e komunikojë më.

Familja e tij ka konfirmuar se vendimi është marrë vite më parë, duke e cilësuar si një zgjedhje personale dhe të menduar gjatë.

Vajza e autorit, Julie, tha se pavarësisht këtij procesi, babai i saj nuk është në rrezik të menjëhershëm, por dëshiron të ketë kontroll mbi fundin e jetës së tij.

“SHKRUAN” DATËN E VDEKJES! Robert Munsch,

Me këtë vendim, Robert Munsch jo vetëm që hap një debat të ri mbi eutanazinë, që ditët e fundit ky debat është edhe në Shqipëri, me futjen e tij për diskutim në Kodin e ri Penal.

Ligji për eutanazinë u legalizua në Kanada në vitin 2016 dhe u zgjerua në vitin 2021, duke lejuar përfshirjen e personave me probleme kronike edhe nëse ato nuk janë kërcënuese për jetën.

Sipas statistikave, vetëm në vitin 2023 rreth 15 mijë persona kanë zgjedhur këtë rrugë, çka përbën afro 5% të të gjitha vdekjeve në vend.

“SHKRUAN” DATËN E VDEKJES! Robert Munsch,

Munsch, i cili ka shitur mbi 80 milionë libra dhe është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, është një ikonë e letërsisë për fëmijë.

EMISIONET