Sabri Godo burri i urtë i politikës, pena e mprehtë e letërsisë historike, simboli i tolerancës dhe mirëkuptimit

Sabri Godo burri i urtë i politikës, pena e mprehtë e

Politika shqiptare ka mbartur përgjatë krejt kohështrirjes së saj një nevojë për t’u çliruar nga verigat e paranojës së pushtetit që dha shpirt nën rrënoja e shtatores së diktatorit. Ajo është zvarrur ligësht në batakun e të pamundurës, për t’u ngritur nga nënshtrimi i gjymtimit që trashëgoi nga e shkuara. Kësokohe, më shumë se për gjithçka kishte nevojë për një dorë të paqtë që palohej mbi shfrimin, dalldinë, tërratisjen dhe nervat e tendosura, luftën verbale e krismat e territ të amokut. Me mençurinë dhe urtësinë që e karakterizonte, bëh ai, Sabri Godo, “burri i urtë”, shkëndija që qasej të ndërmjetej shoshitës mes tërsëllimave dhe batërdisë retorike të politikës.

 Ai kishte gjithnjë diçka për të thënë, në momentin e duhur, në kohën e duhur. Fjala e tij e paqtë dhe arsyetimi i urtë, mundte të çante pa droje mes përmes terrin, si një shkëndi drite ngadhnjimtare dhe të flakadante si një moment shprese, ngulm maturimi. Rrekej dorzan shanseve për një cak ku palët të mund të shiheshin sy më sy, pa u ndjerë të kërcënuar prej shoji-shojt. Përherë maturia e tij prej dieshepulli dhe shëlbyesi, shpërfaqej në botën e hijnave të politikes shqiptare si një vullnesë e mirë, si një motivim.

Politika shqiptare i është mirënjohës rolit dhe ndikimit pozitiv që mishëroi përgjatë gjithë rrugëtimit të vet Sabri Godo. Plaga lënguese e dakordësisë dhe njimendjes, domosdo do të kishin fjalën e tij të matur dhe me vend, si një prekje shëruese, ballsam që paqtonte lëngimin, e qasej të mbante në jetë besimin tek politikbërja e marrjes vesh ndë vedi.

Sabri Godo u lind më 8 gusht 1929, ai ishte figura emblematike e politikës postkomuniste, i urti i kohës së nervave cingëritëse, intolerancës dhe arbitraritetit politikzbatues shqiptarë. Rrugëtimi 82-vjeçar, deri të shtunën e 3 dhjetorit 2011, kur një sëmundje mushkërishë i mori jetën, ishte si krejtkush tjetër që sendërtoi dimensionin e vet, në një botë kundërshtishë, përplasjesh dhe transformimesh të stuhishme. Godo konsiderohet si një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare të 20 viteve pasdiktatoriale.

Ai ishte një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, njiherash shkrimtar dhe skenarist. Mbas shkollimit fillor në vendlindje, Godo kaplon Tiranën për arsimimin e mesëm, të cilën është i detyruar ta ndërpresë në vitin e tretë, për shkak të angazhimit në formacionet e luftës Antifashiste Nacinalçlirimtare, gjatë periudhës 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945.

Përndjekja do ta detyrojë Sabri Godon të lërë Shqipërinë së bashku me nënën, për t’u kthyer me një mision, të cilin do ta bënte si pakkush tjetër në politikën shqiptare.

Veprimtaria piblicistike e Godos njihet për një vërshim të vrullshëm dhe plot temp. Tematika gjithashtu është e larmishme dhe kumti krijues, e pozicionon atë në rendin e përsonaliteteve të njimendta kombëtare. Shënjohet për një aktivitet të ngjeshur në publicistike, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike mbajnë autorësinë e tij.

Në janar të vitit 1991 është Sabri Godo, i cili do të themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë, të cilen ai e drejtoi për shtatë vite me radhë deri në të shuar të jetës si kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme, si dhe ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh për sa i përket hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndër veprat e tij artistike përmenden romanet dhe tregimet e tilla si: "Plaku i Butkës", Roman historik (1966); “Ali Pashë Tepelena”, roman 1970, “Zëra nga burime të nxehta”, tregime (1972); "Intendenti", tregim (1973); "Skënderbeu” (1975), "Prova e zjarrit", roman (1977); "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985); "Ujërat e qeta", roman, (1988); "Koha e njeriut", roman (1990), "Udhëtari", roman (2009) dhe skenarë “Dritat e qytezës”, (1983).

Kontributi i tij krijues është një vlerë e pazevëndësueshme e memories artistike dhe historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mençuria dhe maturia janë vlerat më të epërme të peisazhit politik shqiptar, janë ngjyrat më shprehëse të mrrylëtisë dhe poterës që shpërfaqej në tablonë ku klasa politike dhe jo vetëm pahej në vetvete. Me këtë in memoriam përbashkohet krejtkush ndër ne, që aspiron për një politikë të shëndetshme, të cilën e ushqeu më përkushtim Godo deri në të mbramë të frymës, për një afri dhe komunikim në shërbim të kauzës, pasion që i’u dha me mish e me shpirt ai sa qe ndër ne. Jemi të privilegjaur se i përkasim asaj gjenerate që u ballafaqua me një vullnesë të mirë të këtij dishepulli të fjalës ngadhnjyese.

Politika shqiptare, por më së shumti letërsia historike kanë patur fatin të përfaqësohen dhe të mishërojnë më të mirën, më kontribuesen për identitetin tonë kombëtar me Sabri Godon. Cilido që e njohu atë, njohu tek ai më të mençurin e miqve, e shokëve, e bashkëpunëtorëve të tij. Sabri Godo jetoi një jetë si një ikonë simbol i mençurisë dhe urtësisë. E gjitha kjo rrezatoi në mënyrën më të fuqishme në ditët e pluralizmit në Shqipëri, në ekzistencën e pluralizmit, të bazuar në ato vlera për të cilat ai, që në rininë e tij të hershme, kishte luftuar i vendosur të sakrifikonte gjithçka, bazuar te kombi, te familja, te prona, themele këto të çdo shoqërie të qytetëruar

Nderojmë Sabri Godon, 5 vite pasi u nda nga ne, u nda nga familja, u nda nga shoqëria. E veçanta e kësaj dite është se sot ne takohemi me Sabriun disa herë më të madh sesa e njihnim 5 vit më parë. Jam i bindur se me kohën, figura dhe personaliteti i tij do të marrin përmasat që ai kishte me të vërtetë, përmasa më të mëdha. Ai do të shndrisë gjithnjë e më shumë në botën shqiptare Nuk mund të mos shprehem ndryshe veçse “në botën shqiptare”, sepse Sabri Godo ishte një nga personalitetet, një nga figurat më poliedrike në kohës që jetoi dhe i tillë do t’u përcillet brezave dhe kohërave.

Ndër gjithë dimensionet e shquara të Sabri Godos, pa diskutim që në qendër të tyre, do të shkëlqejë gjithmonë dimensioni i tij i lirisë, si luftëtar i lirisë. Pasardhës i një familjeje patriotike, ai pati fatin më të madh në moshën më të re, të marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, të rrok armën e të dalë malit për liri, të luftojë me heroizëm pushtuesit, të luftojë me trimëri të madhe për çlirimin e trojeve shqiptare. Cilido që e njohu atë, njohu tek ai më të mençurin e miqve, e shokëve, e bashkëpunëtorëve të tij. Sabri Godo jetoi një jetë si një ikonë simbol i mençurisë dhe urtësisë. E gjitha kjo rrezatoi në mënyrën më të fuqishme në ditët e pluralizmit në Shqipëri, në ekzistencën e pluralizmit, të bazuar në ato vlera për të cilat ai, që në rininë e tij të hershme, kishte luftuar i vendosur të sakrifikonte gjithçka, bazuar te kombi, te familja, te prona, themele këto të çdo shoqërie të qytetëruar.

Për 20 vite me radhë, ai përmbushi në skenën politike shqiptare një rol e mision shumë herë më të madh sesa partia që ai formoi, drejtoi dhe kryesoi. Formimi i tij politik, urtësia e tij, vizioni i tij, ishin një pasuri e madhe për politikën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në të gjitha trojet ku jetonin e luftonin shqiptarët. Për të nuk kishte ndonjë dallim. Të dhimbshme, preokupante, të dashura, të rëndësishme, ishin jo vetëm problemet e shoqërisë shqiptare në Shqipëri, por problemet e shoqërisë shqiptare në Kosovë, në Maqedoni. Kombi ishte një dhe i pa ndarë. Për Sabri Godon, për këtë gjeni të letrave shqiptare, kollos të politikës së vendit, kufijtë shtetëror ishin produkt i një prej padrejtësive më të mëdha në Evropë, ishin të vetmit që ndanin shqiptarët, përndryshe ky komb gjithçka tjetër e kishte të përbashkët. Ndaj dhe në çdo rrethanë, “një komb një qëndrim” ishte motoja e tij.

Si shkrimtar ai është ndër lëvruesit më të qenësishëm të romanit histori shqiptar, është koloseu i kësaj gjinie. Ai solli në arenën e letrave shqipe njërin prej burrave më të shquar në tërë historinë kombëtare “Napoleonin” e Ballkanit, Ali Pashë Tepelenën, këtë kollos, këtë gjeni të kurajës e mendjes shqiptare, i cili bëri gjithçka për ringritjen e shqiptarëve, i cili i pohoi mbarë botës se ky komb nuk vdes kurrë, se ky komb, do, di dhe do të ndërtojë shtetin e tij. Pashai i Janinës do të bënte përpjekje titanike për të bashkuar trojet shqiptare në një shtet të vetëm. Ai u shndërrua në tmerrin e Perandorisë dhe Portës së Lartë. Sabriu kishte një dashuri shumë të madhe për këtë figurë, por të dukej sikur në dashurinë e tij, shprehej një ndjesë për harresën në të cilën e kishin vendosur në mënyrë të pamerituar shqiptarët.

Nuk mundej që pasioni i tij, pena e tij e artë, të mos i përkushtohej prijësit të të gjitha kohërave, Skënderbeut. Me një mjeshtëri të rrallë, ai u dhuroi letrave shqipe romanin tjetër histori, të madh, kushtuar Skënderbeut. Natyrisht, janë shkruar mbi 1 mijë vepra, por kurrsesi këto vepra nuk mund të pengonin Sabri Godon t’i përkushtonte talentin e tij të rrallë kësaj figure të madhe të historisë sonë kombëtare. Personalitete të tjera të shquara ishin objekt i ndriçimit në shpirtin e mendjen e shqiptarëve, me penën e tij.

Sabri Godo, në veprat e tij shkroi për luftën, për përpjekjet e titanike të shqiptarëve në këtë luftë, për të dalë në anën e drejtë të fitimtarëve.

Si deputet, ai dha kontribute historike në legjislacionin shqiptar. Në vitet më të vështira për kombin, ai kohën e ndau midis Tiranës, Prishtinës, Shkupit, duke u përpjekur të përcjellë kudo mesazhin e bashkimit kombëtar.

Ndaj le të përulemi sot me nderimin më të madh para veprës së tij të ndritur dhe le të shprehim gjithashtu, krenarinë tonë, sepse sot, pas një viti, e gjejmë këtë burrë disa herë më të madh sesa ditën që u nda nga ne.

EMISIONET