"Rrënjët tona" u prezantuan me botimet e mbi 42 autorëve në Panair

Akademia "Rrënjët tona" vjen në Panairin e Librit me botimet e mbi 42 autorëve të kësaj bashkësie.

Botimi më i fundit për Pellazgët, Epirin, Thesprotinë dhe Çamërinë përcjell informacione, detaje dhe trajtime të mirëstudiuara nga e kaluara.

"Atë lloj përshkrimi sa fisnik, sa i thjeshtë, sa real, sa i vërtetë për të thënë ato gjëra që i kanë munguar këtij vendi, që janë thënë shpesh herë gjysmë, mangët por ndonjëherë janë thënë dhe keqas për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe pjesëmarrësit ndanë përshtypjet e tyre.

"Ambasada greke reagoi shumë fort dhe nuk kuptoj pse këta njerëz merren me ne dhe nuk merren me gjithë historinë, enciklopedinë nga të cilat ne i kemi marrë. Ata i shqetëson fakti që në ato pankarta ne kemi nxjerrë disa të vërteta historike mbi kanalin e Korfuzit ku thuhet qartazi që nuk është më kanal Korfuzi por kanal Albania, që është 2-300 vjet përpara".

Historia e trajtuar nëpërmjet këtyre librave forcon ndjenjën e identitetit kombëtar dhe dëshirën për njohjen e rrënjëve tona.

EMISIONET