Rrëfimi i Eno Koços/ Jetim në moshën 6-vjeçare, u rrit mes artistësh
Në sallën e akademisë së shkencave Eno Koço ka rrëfyer jetën e tij.
I rritur jetim, pasi prindërit e lanë në moshën gjashtë vjeçare arriti të ngjitet në majat e muzikës, ndërsa sot 81 vjeçar qëndron mes Anglisë e Tiranës.
Dirigjenti Eno Koço këtë radhë në sallën e akademisë së shkencave nuk kishte muzikantët, por miq e akademik me të cilët ndau pjesë nga jeta e tij.
Djali i dy prindërve artistëve me famë botërore, u rrit jetim ndërsa falë miqve të tyre u rrit dhe u zhvillua mes artistëve prej moshës 6 vjeçare.
‘’Prindërit kishin vdekur. Padyshim jetë e vështirë’’, tha Koço.
Copezat e kujtimeve në akademinë e shkencave i vendosi në tre faza.
U ndal te përvoja në bashkëpunimin me Ferdinand Dedën.
“Ne ishim dy dirigjentë atëherë, ishte Ferdi dhe unë në Radio që bënim edhe festivalet.
Ferdi ishte i natyrshmi, unë isha i panatyrshme. Sepse mua më tërhiqte edhe kjo pjesa klasike”, tha Koço.
Librat e tij i janë kushtuar muzikës shqiptare dhe te nënës Tefta Tashko Koço.
Kur i ka kaluar të tetëdhjetat, prej vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.


