Ronela Hajati shkon në Eurovizion me "Sekret", "Theje" e Alban Ramosaj merr çmimin e dytë në Fest 60

Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e Eurovizionit.
Me këngën “Sekret” . Muzika dhe teksti janë të vetë këngëtares.
Çmimin e dytë të festivalit të 60-të të RTSH-së është Alban Ramosaj me këngën “Theje” ndërsa çmimi I tretë u nda mes dy këngëtarëve, Eldis Arrnjeti me këngën "Refuzoj" dhe Rezarta Smaja me këngën "E jemja nuse".
Festivali Europian i Këngës do të mbahet në Torino të Italisë në maj të 2022.
Ronela Hajati ia dedikoi të atit që nuk jeton më çmimin e parë në këtë festival por dhe i pari në karrierën e saj artistike.
Festivali i 60- te i RTSH u mbajt për tri netë në Pallatin e Kongreseve. Sot ishte nata finale prezantuesit, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, sollën një kolazh të vecantë të këngëve pjesëmarrëse në vite në këtë festival.
(Foto: LSA)








