“Princesha e babit” fiton çmimin e parë të Festivalit për Fëmijë në Shkodër

Në Shkodër  përfundoi edicioni i 59 i Festivalit Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Fituese u shpall Marina Daka me këngën "Princesha e babit". Drejtori, Kujtim Aliaj, duke e cilësuar një sukses organizimin, tha se tashmë do të nisë puna për jubileun e 60-të festivalit.

Marina Daka me këngën "Princesha e babit" fitoi edicionin e 59-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

Me tekst dhe muzikë të Eriona Rushitit dhe orkestrim të Enis Mullaj, vajza nga Fieri rrëmbeu votat e jurisë dhe arriti suksesin në pjesëmarrjen e parë në Festivalin e Shkodrës.

Plot ngjyra dhe ritëm erdhen në këtë natë finale 18 interpretimet e të fëmijeve nga të gjitha trojet shqipfolëse që kurorëzuan një tjetër edicion të suksesshëm të kësaj feste muzikore.

Shkodra pas kurorëzimit të këtij edicioni, nis menjëherë përgatitjet për jubileun e 60-të të këtij festivali, që t'i japë Shqipërisë atë që realisht meriton ky rrugëtim i këngës për fëmijë.

Me çmim të dytë në këtë festival u vlerësuan kënga "Vetminë askush se duron" kënduar nga Uarda Dibra dhe "Fal Dashuri " nga Sibora Teqja mori vendin e tretë.

Në këtë natë nuk munguan surprizat dhe numrat artistik, mes të cilave rikthimi i këngës së kompozuar prej profesor Kujtim Alisë, i cili pak ditë më parë festoi 60-vjetorin e lindjes.

EMISIONET