Politikanët në karikaturë, Kapexhiu: Atëherë kishte hatërmbetje se u bëjë, sot kur nuk u bën
Karikatura, arti që vë lojë fenomene apo figura të caktuara, ka evoluar me zhvillimin e kohës. Po ashtu edhe mendimi i njerëzve për të.
Bujar Kapexhiu, regjisor dhe karikaturist për emisionin "Shkurt e Shqip" në Rtv Ora thotë se dikur politikanët mërziteshin pse u bëje karikatura ndërsa sot shqetësohen pse nuk i sjell ata ne qendër të vëmendjes.
Kapexhiu: Ndodh diçka e çuditshme, nëse përpara kishte hatërmbetje kur i bëjë karikaturë tani ka hatërmbetje që nuk i ke bërë karikaturë. Gjithëkushi në mënyrë shoqërore thotë kur të takon: Eh Bujar, nuk na bërë një karikaturë. E ndjejnë që të qënurit në karikaturë ke një vlerë, je ekzistent, je në mbikqyrje, edhe pse mund të jetë ndonjë goditje, prapë është një ekzistencë në politikë.
Thuhet një fjalë, një karikaturë për një politikan është e rrezikshme por më e rrezikshme është kur nuk ka asnjë karikaturë, je njeri i braktisur që aristët nuk të vënë ere, nuk u intereson çfarë bën. Është vepër arti, dhe një karikaturë e bukur, e gjetur dhe pse ka një goditje është një vlerë. Në vite e vite me radhë ai personazh do ta ruajë si relike atë karikaturë në shtypin e ditës.
Karikatura ka qenë shumë më e zhvilluar në atë kohë. Ne kishim një shtëpi ku strehoheshin karikaturistët, revistën Hosteni, plus revistat e tjera. Si puna e futbollistit që i jep topin po nuk ka ku të luajë. Ne kishim penën, idetë, drejtimin dhe kishim ku i dërgonim dhe botonim kartikaturat.


