Poezitë që vijnë si “Fole Mirësie”/ Adelina Pali boton librin e saj të dytë me poezi

Një përmbledhje me poezi të shkrimtares Adelina Pali vjen si “Fole Mirësie”. Promovimi i këtij libri bëri bashkë miq e kolegë, kritikë të artit të cilën ndanë vlerësimet e tyre mbi këtë libër të dytë së Palit.

 “Nëse mes jush kam falur shumë mirësi,

Edhe pse shumë dashuri kam dhuruar,

Nuk e di nëse kam gabuar… nuk e di,

Mbase ndjesë vetes kam për t’i kërkuar.”

Kështu ka zgjedhur Adelina Pali të hapë vëllimin e saj me poezi nën titullin “Fole mirësie”. Në promovimin e këtij libri, të dytin në karrierën e saj si poete, u bënë bashkë miq e kolegë, kritikë të artit të cilën ndanë vlerësimet e tyre mbi këtë punim.

“Faleminderit frymëzimit tënd që të ka shoqëruar në rrugëtimin për të shkruar këtë vëllim me poezi të bukura e të ndjera.”  

Vetë autorja e librit, Adelina Pali tregon për sfidat e realizimit të këtij libri, pas të cilit fshihet një punë e palodhur.

“Këtë vëllim poetik e kam trajtuar në muzikë të  shpirtit, dhe si histori që mbajnë dhimbje, ndjenja, zhgënjime e revolta. Ky vëllim poetik mbart dashuri njerëzore  dhe përçon te ju mirësinë si urë lidhëse, mes njerëzve dhe komuniteteve”

Atmosfera e sjellë në këtë promovim përcolli edhe një mesazh të rëndësishëm, poezi lind nga dashuria jo vetëm për të rijetuar jetën në vargje, por edhe për të konsideruar momentet jetësore si një të tashme të fiksuar.

EMISIONET