''Po largoni të rinjtë, ulni tonet'', Massafra kritik ndaj partive politike: Po krijoni pakënaqësi
Me thirrjen drejtuar partive se po shtyjnë familjet drejt emigrimit arqipeshkvi Angelo Masafra ka apeluar për frymë bashkëpunimi.
Në 34 vjetorin e meshës së parë në Shkodër ai theksoi se dhuna dhe mungesa e shpresës po bën që të vijojë largimi nga vendi.
34-vjetori i meshës së parë u përkujtua në Shkodër në një ceremoni të veçantë.
Para besimtarëve në në varrezat katolike të Rrmajit, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, përcolli mesazhe të qarta mbi situatën aktuale në vend.
Ai theksoi se dhuna nuk duhet të përdoret në protestat politike dhe vuri në dukje se këto pakënaqësi po i shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në vend.
‘’Nëse të gjithë ikin nga Shqipëria, inteligjenca një pjesë e mirë e njerëzve të përgatitur, kush do të ketë kujdes për besimtarët?’’.
Mesha e parë publike e mbajtur nga dom Simon Jubani mё 11 nёntor 1990, shënoi një moment historik për lirinë fetare në Shqipëri ne shenjë ndryshimi e shprese pas rënies së sistemit komunist.

