Përurohet libri i Vilhelme Vrane Haxhirajt, Liri Berisha: Të mos harrojmë historinë

Ndërsa Sali Berisha nisi fushatën për zgjedhjet e 6 marsit me prezantimin e kandidatit të "Shtëpisë së Lirisë" në Durrës, ish-zonja e parë Liri Berisha mori pjese në kremtimin e 30 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Gruas në Vlorë. Ajo foli për rëndësinë e kujtesës të së shkuarës dhe figurave historike si një shembull për tu ndjekur.

30-vjetori i Lidhjes Demokratike të Gruas në Vlorë, riktheu në jetën publike ish-zonjën e parë të vendit, Liri Berisha.

"Nuk jam gruaja që dal në këto tribuna të flas, kam goxha emocione para jush."

Para grave vlonjate,  ajo kujtoi disa nga figurat qe i kane dhënë këtij vendi kontribut dhe rezistuan në kohë të vështira, si Elena Gjikën e Musine Kokalari, e pa harruar Shën Terezën, shembulli i së cilës është frymëzim për çdo shqiptar.

"Edhe në atë kohë ka pasur gra të shumta që kanë spikatur por sot në liri ka gra të shumta që kanë spikatur në të gjitha fushat e jetës dhe më vjen mirë që Vlora është e pasur me të tilla gra."

Zonja Berisha gjatë këtij kremtimi vlerësoi dhe kryetaren e parë të degës së Vlorës, Vilhelme Vrana Haxhiraj, e cila ka dokumentuar veprimtarinë e grave demokrate.

"Të harrosh historinë është një krim, të ndryshosh historinë është një krim akoma më i rëndë por të shkruash për veprat tuaja, për emrat që e bënë historinë duke nderuar kombin dhe veten, kombi pasurohet me këta njerëz."

Edhe deputetja, Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së LDG foli për sakrificat që kanë bërë gratë demokrate gjatë 30 viteve të tranzicionit duke përcjellë dhe mesazhin e bashkimit për të shpëtuar demokracinë.

Përurohet libri i Vilhelme Vrane Haxhirajt, Liri Berisha: Të mos

EMISIONET