Pas disa muajsh i vjedhur, rikthehet "Gjaku i Krishtit"

Pas disa muajsh i vjedhur, rikthehet "Gjaku i Krishtit"

Kisha Katolike u trondit muajin e kaluar kur një artefakt ari që thuhet se përmban pika të gjakut të Jezusit, u vodh pak para një feste vjetore në Francën veriore.

Për 1000 vjet, pelegrinët janë drejtuar në abacinë Fécamp në Normandi për të adhuruar reliket e "Gjak të çmuar të Krishtit".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjashtë javë më vonë, një koleksionist holandez i artit tregoi se si reliket iu dorëzuan atij pas një operacioni të detajuar.

Arthur Brand thotë se tani do ti dorëozjë ato në polici për t'i kthyer në abaci.

"7 deri në 8 % e artit të vjedhur kthehet dhe pjesa më e madhe e tij është shkatërruar. Në këtë rast, mendoj se hajduti nuk e kishte idenë se çfarë ishte," tha ai për BBC.

Reliket u vodhën natën e 1 qershorit nga sakristia në Fécamp, në veri-lindje të portit të Le Havre. Hajduti besohet se ka qenë i mbyllur në ndërtesë gjatë natës dhe në atë kohë kishte më pak siguri.

Reliket përmbanin dy shishe plumbi, të cilat, sipas legjendës, u hodhën në det derisa dolën në breg në Fécamp. Përveç llambave të plumbit, u vodhën një sërë pjatash liturgjike dhe objekte të tjera, raporton BBC.

Pas disa muajsh i vjedhur, rikthehet "Gjaku i Krishtit"

EMISIONET