PAMJET/ Mbyllet edicioni i 3-të i Porto Palermo Festival, muzikë e mirë edhe jashtë mureve të kalasë

PAMJET/ Mbyllet edicioni i 3-të i Porto Palermo Festival, muzikë e

Ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit të Porto Palermos. Ndryshe nga çdo shfaqje e zhvilluar përgjatë fundjavave të këtij festivali, natën e tij të fundit nuk u performua brenda mureve të kalasë së Porto Palermos, por në ambjent të hapur, në qytetin e Himarës.

Sic shkruhet në faqen online të festivalit, nata e fundit e këtij edicioni, kthehet në natën nismëtare të një tradite të re të mbrëmjeve përtej mureve të kalasë. Violinisti dhe ideatori i këtij festivali, Olen Cesari premton për të tjera mbrëmje jashtë kalasë.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau në rrjetet sociale përshtypjet për këtë edicion të tretë të Porto Palermo Festival.

“Me një festë në zemër të Himarës, mes një publiku të jashtëzakonshëm dhe miqsh të mirë u mbyll Festivali i Porto Palermos. Një edicion që i dha jetë jo vetëm kalasë shekullore, por edhe gjithë zonës përreth me përformancat e disa prej artistëve më të mirë shqiptarë e të huaj”, shkruan ministrja Margariti.

EMISIONET