PAMJET/ Konkursi Mbarëkombëtar i Piktorëve të Vegjël, morën pjesë fëmijë edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut

PAMJET/ Konkursi Mbarëkombëtar i Piktorëve të Vegjël,

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mbylli me sukses ngjarjen më të madhe piktorike të vitit, ku morën pjesë rreth 500 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Drejtoresha e QKKF-së, Melsi Qirici e ka vlerësuar si të suksesshëm këtë edicion të dytë të Konkursit Mbarëkombëtar të Piktorëve të Vegjël, ku për herë të parë pati konkurrentë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

60 pikturat finaliste që u përzgjodhën nga juria, u ekspozuan tek sheshi para Teatrit të Kukullave. Ekspozita u vizitua nga qindra artdashës shqiptarë e të huaj që shijuan talentin dhe imagjinatën e artistëve të rinj. Në këtë aktivitet që mundësohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve u bënë pjesë dhe qendrat e kulturës për fëmijë në rrethe.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë 11 çmime për më të mirët e këtij viti.

PAMJET/ Konkursi Mbarëkombëtar i Piktorëve të Vegjël,

Në kategorinë 6–9 vjeç fituan:

Hana Leka (Tiranë)

Asel Koçi (Tiranë)

Alan Mbriçe (Tiranë)

Në kategorinë 10–12 vjeç u shpallën fitues:

Rei Shkëmbi (Tiranë)

Amel Himaj (Tiranë)

Hana Dërmishi (Tiranë)

Në kategorinë 13–15 vjeç u shpallën fitues:

Keila Ktona (Tiranë)

Yljana Çujaj (Shkodër)

Ajla Çela (Tiranë)

Ndërkohë janë ndare edhe çmime speciale:

ALBAS: Roan Myftaraj (Vlorë)

QKKF: Bora Qamili (Tetovë)

EMISIONET