PAMJET/ Kardinali Ernest Troshani kthehet në Mëmëdhe

Kardinali 93 vjeçar Ernest Troshani është kthyer në Shqipëri ku dhe ka nisur një vizitë në Shkodër.
Është kryetari i bashkisë së qytetit Benet Beci që ka publikuar momente nga takimi ndërsa ka kujtuar pjesë nga këshillat që i ka dhënë kardinali.
Postimi
Me kënaqësi të veçantë prita sot në zyrë Kardinal Ernest Troshanin.
Fjalët e tij për dashuri, paqe dhe tolerancë kanë një forcë të veçantë.
Kjo gjuhë e qetë e një kleriku të mençur të fesë bëhet udhërrëfim për njerëzit.
Gjatë bisedës i thashë se këshillat që më dha kur mora detyrën i mbaj si relike të çmuara: të punoj për Shkodrën dhe të jem pranë çdo njeriu në nevojë.
Faleminderit Kardinal për dashurinë, frymëzimin dhe kurajën!
View this post on Instagram


