Pallati Buckingham rihapet për vizitorët, ekspozohen portretet e Elisabetës II

Njëzet e katër fotografi origjinale të portreteve zyrtare të Mbretëreshës Elisabeth II, së bashku me bizhuteritë që ajo mban në to, janë ekspozuar në Pallatin Mbretëror, I cili rihap kështu dyert për herë të parë që nga pandemia Covid-19.

Pallati Buckingham rihapet për vizitorët, ekspozohen portretet e

Njëzet e katër fotografi origjinale të portreteve zyrtare të Mbretëreshës Elisabeth II, së bashku me bizhuteritë që ajo mban në to, janë ekspozuar në Pallatin Mbretëror, i cili rihap kështu  dyert për herë të parë që nga pandemia Covid-19.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kuratorja e ekspozitës, Caroline Guitaut, tha se kjo shfaqje shënon madhështinë e saj në kuadër të Jubileut Platinum.

Pallati Buckingham rihapet për vizitorët, ekspozohen portretet e

"Këto janë portretet e para të madhërisë së saj si mbretëreshë vetëm 20 ditë pasi ajo kishte hipur në fron në shkurt 1952. Printimet origjinale janë bërë nga fotografja Dorothy Wilding, ku shihet Madhëria së bashku me bizhuteritë e saj.

Ka portrete shumë të famshme sepse ato përbëjnë bazën e imazhit të Madhërisë së Saj në pullat postare, në monedha dhe kartëmonedha dhe janë dërguar gjithashtu në ambasadat në të gjithë botën.

Në ekspozitë shfaqet edhe portreti që u publikua zyrtarisht në qershor pak para festimeve të Jubileut.

“Që nga pandemia, kjo është hera e parë që Buckingham Palace do të jetë plotësisht i hapur për vizitorët, edhe një herë, ndaj shpresojmë që në këtë vit të rëndësishëm të Jubileut Platinum do të kemi një numër të madh vizitorësh, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Evropa”.

Pas vdekjes së mbretit Xhorxh VI më 6 shkurt 1952, Elizabeta u shpall pasardhëse e fronit të tij ndërsa ishte ende në Kenia.

Ajo ishte vetëm 25 vjeç në atë kohë dhe u shpall Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të tjera të Komonuelthit më 2 qershor 1953.

EMISIONET