“Pa lekë nuk ka mjaltë” Sandër Ruçi rikthehet para publikut shkodran

Sa herë rikthehet në vendlindje, sjell diçka të re për publikun!

Mjeshtri i Madh Sandër Ruçi ngjiti në skenën e teatrit "Migjeni", recitalin e tij të 13-të, "No money no honey".

Për 2 orë me radhë spektatori shijoi pjesët humoristike, muzikalin, si dhe refleksionet mbi realitetin që jetojmë, trajtuar me nota ironike.

Ka zgjedhur ta emertojë në këtë formë shoë-n e tij, sepse siç thotë vetë artisti, sot të gjithë jemi prirur nga paraja, i kemi ikur njerëzores, duke u përqendruar tek materialja.

"Parja jo, dashnia nuk njeh kufij. Jetën merreni si t'ju vijë. Prandaj gëzoni dhe dashuroni."

Realizimi i një shfaqje të tillë nuk është i lehtë, por Sandri thotë se pasioni dhe dashuria që ka për artin, janë të forta mbi çdo gjë.

Humori u ndërthur me këngën dhe në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës shkodrane, duke i dhënë një larmi ndryshe recitalit të 13-të, që i hap siparin përgatitjeve për organizimin e radhës.

“Pa lekë nuk ka mjaltë” Sandër Ruçi rikthehet

EMISIONET