Ora News në atelienë e Avenir Troqes, artistit shumëdimensional të Vlorës

Avenir Troqe është një ndër artistët më të kompletuar të qytetit të Vlorës.

Djali i një mjeku, është i apasionuar pas pikturës, muzikës dhe skulturës, teksa pasionin për artin e ka që në vegjëli ku filloi të pikturonte skicat e para në moshë të hershme.

"Vazhdova me pikturën, akuarelin e trajtoja shumë, me skica punoja fort".

Troqe është i vetmi artist në Vlorë, i cili në skulpturë përdor rezinën, një material shumë cilësor dhe rezistent gjatë kohës por shumë i vështirë për t'ju dhënë detaje.

"Skulptura i do përmasat shumë strikte.Po dite të vizatosh bukur, të ndjesh formën, volumin, realizohet skulptura."

Ai e sheh si mangësi të madhe mungesën e tregut vendas, ku sipas tij më të interesuar për të blerë veprat e tyre janë të huajt.

Artizanët në qytetin e Vlorës përballen me vështirësi të mëdha, ku mungesa e një vendi për ekspozimin e produkteve të tyre është urgjente për ta.

EMISIONET