"Open Cinema", tri mbrëmje me filma e muzikë në Gjirokastër
Rikthehet kinemaja shëtitëse në Gjirokastër. Aktiviteti veror i cili zhvendoset nga një qytet në tjetrin, në Gjirokastër do të zhvillohet në datat 21, 22 dhe 23 korrik.
Çdo mbrëmje në ora 20:30, në ciklin “Open Cinema”, do të shfaqen filma dokumentarë, artistikë, shqiptarë dhe të huaj. Për të pranishmit do të jenë gjithashtu edhe tingujt e muzikës live me këngëtarët e mirënjohur Ardian Trebicka, Maja Aliçka, Liljana Kondakçi, Kozma Dushi, etj.
Bashkia Gjirokastër e cila mbështet këtë aktivitet, ftoi banorët por edhe vizitorët të cilët aktualisht janë të shumtë në qytet, t’i bashkohen kinemasë verore, përpara godinës së teatrit “Zihni Sako”. Ky aktivitet financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkia Gjirokastër dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit./ATSH/