"Nuk kishin asgjë" Përurohet muzeu polak që nderon të dëbuarit siberianë

"Nuk kishin asgjë" Përurohet muzeu polak që nderon

Historia e dëbimeve sovjetike është subjekt i një muzeu të ri që hapet në Bialystok në verilindje të Polonisë,kur shënohet dhe përvjetori i sulmeve që pasuan menjëherë pas pushtimit nazist gjerman, çka shkaktoi edhe Luftën e Dytë Botërore. Muzeu gjurmon historinë e qindra mijëra polakëve të dëbuar në Siberi gjatë Rusisë cariste dhe kohës sovjetike të vendosur në kontekstin e miliona njerëzve që pësuan të njëjtin fat.

Drejtori i muzeut, Wojciech Sleszynski, tha se muzeu është vendosur në një ish depo ushtarake "në të njëtin vend nga ku u larguan të dëbuarit". Në të gjithë historinë evropiane "çdo vend ka parë raste dëbimi", tha Sleszynski.

"Le të përpiqemi dhe të flasim për të, pa akuza të ndërsjella, por duke u përqëndruar në temat universale dhe vuajtjet."

Tetëdhjetë vjet më vonë, emocionet janë ende njëjta për Elzbieta Smulkoëa kur kujton dëbimin e saj në Siberi në 1941.

"Më e keqja ishte uria, mungesa e ngrohjes dhe pamundësia  për të ndihmuar nënën time," tha 90-vjeçarja.

Smulkowa, motra e saj e vogël dhe nëna e tyre u detyruan të linin qytetin e tyre të lindjes, Lviv, atëherë një pjesë e Polonisë, kur u pushtua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi I saj dhe I dhjetëra të dëbuarve publikohen në këtë muze.

Studiuesit e muzeut thanë se kishin gjetur përfaqësues të rreth 60 kombeve dhe etnive midis të dëbuarve në Siberi. Dëbimet sovjetike në 1940 dhe 1941 prekën më shumë se 330,000 njerëz në atë që atëherë ishte Polonia shumë-etnike, familje të tëra u morën, përfshirë 130,000 fëmijë.

EMISIONET