Një teatër i ri i shtohet kryeqytetit , “Zonja e Bujtinës”në shtëpinë e Naun Shundit
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ishte i pranishëm kompozitori Fatos Qerimaj dhe aktorja Rajmonda Shundi.
Ata folën rreth teatrit të ri që i është shtuar kryeqytetit “Zonja e Bujtinës”në shtëpinë e Naun Shundit dhe risive që ka sjellë ky teatër.
Fatos Qerimaj: Unë mendova që aktiviteti të ishte akuztik dhe të gjitha elementët të ishin tradicional. Na u dha mundësia të ishte sa më e bukur timbrika. Publiku ishte i mrkullueshëm, rrezatonte vetëm energji pozitive. Është një përgjegjësi e madhe. Kur fillon luan muzik do që të paktën ato që janë në rreshta të parë të mos kuptojnë asnjë gabim.
Ai tregon se përçimi i emocioneve ishte aq i madh dhe real saqë njëri nga publiku i ka thënë “fillova të marr frymë si ti”.
Rajmonda shprehet se atë që të ofron ky lloj teatri nuk ta ofron asnjë skenë.
Rajmonda Shundi: Ja këtë nuk ta ofron asnjë skenë. Me këtë teatër shkon në gjenezë, për ata njerëz që kanë një lloj pasioni për këtë lloj teatri. Ka fituar një spectator të kualifikuar. Jemi mësuar me drita por jo me artin e vërtetë.
Qerimaj tregon se arti ju ka marrë orë pa fund por nga ana tjetër ju ka dhënë kënaqësinë për ta vijuar pasionin e tyre.
Fatos Qerimaj: Një artist do të arrijë një perfeksion, një diçka të mirë. Gjithë karrierën aty synon. Unë jam pjesë e atyre që janë krijues jo interpretues. Përkushtimi për artin na ka marrë orë pa fun por na ka dhënë kënaqësinë për ta vijuar këtë pasion dhe të jemi sa më të suksesshëm dhe sa më afër arritjeve modern. Artin tradicional e kemi në gen dhe ajo do të jetë deri në fund. Të rinjtë i kanë modelet e lira. Muzika jonë tradicionale është një lule që mbin çdo ditë një pemë që mbin çdo ditë.

