Nisma për të mbajtur gjallë të shkuarën/ Zotaj: Lidhjet identitare mes shqiptarëve dhe Europës, që në kohën e Skëndërbeut
Në Ditët e Europës Muzeu Historik Kombëtar nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Historianëve Ushtarakë Shqiptarë me përfaqësues kryetarin Bernard Zotaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Zaho Golemin.
Kumtesat mbi betejat e Gjergj Kastrioti Skënderbeut për mbrojtjen e Europës ishin në qendër të aktivitetit.
Madje Dorian Koçi e vuri theksin tek roli i Skënderbeut në koalicionin antiosman të Papa Kalistit të III.
"Papa Kalistit i III flet me superlativa për Skënderbeun, duke e çuajtur atë kavalier, trim dhe atlet të zotin”
Profesor Golemi lidhur me këtë fakt historik theksoi se sot shqiptarët e shohin Skënderbeun si model integrues në popujt dhe kulturën e Europës së stome.
“Qëndresa shqiptare me Skëndërbeun dhe ajo hungareze ishin jo vetëm bastione të fuqishme por me veprime luftarake kanë ndikuar pozitivisht në fitoren e Ushtrisë shqiptare e hungareze në atë kohë.”
Profesor Golemi lidhur me këtë fakt historik theksoi sot shqiptarët e shohin Skënderbeun si model integrues në popujt dhe kulturën e europës së stome.
“Figura e tij paraqitet si një nga ato raste jo të shpeshta në histori”
Ndër faktet më të rëndësishme historike mbi Skënderbeun evidentohet se pavarësisht diferencës së madhe të numrit të ushtarëve, ku në rrethimin e parë të Krujës shqiptarët ishin rreth 8,000 vetë dhe sipas Marin Barletit ushtria osmane shkonte në 160,000, këta të fundit pësuan disfatë.


