Nis në Lushnjë edicioni XI i festivalit Tipologjik Kombëtar
Artistët e folklorit dhe valles burimore popullore u bënë sërish bashkë, pas vitit të vështirë mes pandemisë.
Në Lushnje, çeli siparin edicioni i 11 i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.
Grupet pjesëmarrëse në këtë festival përfaqësojnë qarqet dhe shoqatat kulturore, që veprojnë në Shqipëri.
Për dy net në sheshin qendror të Lushnjës do të prezantojnë këngët e vallet më të mira të zonave nga vijnë.
Një juri me profesionistë do të vlerësojë më të mirët.
"Vallja burimore është vlerë e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar dhe vazhdon të jetojë dhe të trashëgohet brez pas brezi."
"Ne vërtet jemi në zemër të Evropës, pro duhet të identifikohemi në Evropë me atë çka ne i japim."
Grupi i Lushnjes ishte i pari që u ngjit në skenë për të përshëndetur miqtë, në garë.
Më pas ishte radha e artistëve nga Kolonja, Devolli, Berati e Tirana.

