Nga SHBA në Evropë, sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi, ndër 10 më të mirat në botën operistike
Sopranoja shqiptare nga Kosova Marigona Qerkezi ishte e ftuara e radhës mëngjesin e kësaj të enjteje në studion e lajmeve në “Ora News”, ku foli mbi karrierën dhe sukseset e saj në skenat e magjishme botërore.
“Unë po përgatis rolet e mia të radhës. Sapo jam kthyer në Kosovë nga Venecia dhe po përgatis rolet e mia me simfoninë e 9 të Bethovenit dhe për rolin e Mimisë nga “La Boheme” dhe që të dyja do të interpretohen në teatrin “Lirico” në Cagliari.
Ndihem shumë e lumtur që jam nominuar në listën e 10 artistëve më mirë në botën operistike”, u shpreh sopranoja Marigona Qerkezi.