NGA KUJTIMET NË LIBËR! Tahir Meta, një libër me histori e fotografi për Selishtën
Historia e fshatit Selishtë vjen në librin e shkrimtarit Tahir Meta, kushtuar vendlindjes, miqve dhe familjes. Vepra sjell rrëfime e ngjarje që ruajnë kujtesën e zonës.
Në një ceremoni të mbushur me emocione e mes miqsh , shkrimtari Tahir Meta prezantoi librin mbi vendlindjen e tij selishtës.
Në vetë të parë, ai sjell rrëfime të jetuara, ngjarje të dëgjuara e të mbledhura ndër vite, me emra, data dhe detaje të rëndësishme që e bëjnë rrëfimin historik dhe autentik.
Me qindra fotografi të personave, ngjarjeve dhe peizazheve të zonës e shoqërojnë librin, duke e kthyer atë në një arkiv të çmuar.
Të pranishmit vlerësuan këtë botim, ndërsa vetë Tahir Meta u shpreh falënderues ndaj vlerësimeve.
Ky libër ndahet në dy kapituj kryesorë i pari i dedikohet Selishtës, ndërsa i dyti përqendrohet tek banorët, miqtë dhe kolegët.
Në qendër janë sfidat, përpjekjet dhe vlerat që autorit i është dashur t’i mbledhë e t’i ruajë për brezat që vijnë.


