Nga Çekia në Durrës, i riu hap ekspozitë në qytetin bregdetar
Një i ri çek ka udhëtuar nga Praga për të hapur ekspozitën e tij në Durrës. Pikturat, e të riut janë ekspozuar për publikun durrsak, ndërsa vetë ai është shprehur i mahnitur me interesin e publikt për këtë ekspozitë.
Chrisantem Machacek nga Praga e Republikës Çeke ka paraqitur për publikun shqiptar ekspozitën e tij të pikturave.
Është hera e parë e tij në një ekspozitë ndërkombëtare, ndërsa Durrësi ka qenë një destinacion krejt i rastësishëm për të.
"Jam këtu në këtë ekspozitë sepse miku im më ka ftuar. Kjo është hera ime e parë për një ekspozitë individuale ndërkombëtare".
Pikturën ai e quan si një poezi.
"Këtu mund të gjesh piktura, vizatime dhe pikura bardh e zi që unë pëlqej t’i ndaj me njerëzit. Është njësoj si një poezi e hedhur në piktura dhe vizatime".
Ai shprehet i mahnitur me publikun durrësak, ndërsa thotë se interesi për artin në Shqipëri, është më i madh sesa në Republikën Çeke, nga ai vjen.
"Shqiptarët janë shumë të sjellshëm.Unë nuk flas shqip, por ata meë flasin në anglisht, dhe mund ta ndjejnë mesazhin e pikturave dhe nuk është e nevojshme të flasësh shqip apo anglisht apo në gjuhën çeke për ta kuptuar mesazhin".
Kris, mendon që ekspozitën e tij ta zhvendosë edhe në qytetet e tjera të vendit tonë.


