Një ekspozitë për Nënë Terezën në 8-vjetorin e Shenjtërimit, studiuesi Albert Gjoka: Të thellohemi në trashëgiminë e saj
Këto fotografi simbolizojnë respektin dhe mirënjohjen për jetën dhe punën e Nënën Terezës.
Në kujtim të ndarjes nga jeta dhe Shenjtërimit u hap dhe një ekspozitë e veçantë, ku dhe interesi ishte i lartë dhe pse sot ishte dita e parë.
Studiuesi Albert Gjoka shpjegon se ekspozita do të qëndrojë hapur deri më datë 12 shtator, duke ofruar një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë të thellohen në njohjen e trashëgimisë së saj.
Kjo ekspozitë “homazh”, kushtuar “Nobelistes së Paqes”, vjen përmes koleksioneve, të cilat kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë shembullore të Nënë Terezës.
Kjo ekspozitë sjell në trajtë simbolike marrëdhënien e privilegjuar që vetë Shqipëria dhe shqiptarët, për të cilët lutjet ajo nuk i rreshti kurrë, kanë ngjizur tashmë me Nënën e tyre të Shenjtë, plot krenari e përkushtim.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 12 shtator.
8 vite më parë Nënë Tereza, fituese e çmimit “Nobel për Paqen” u shpall Shenjtore, ndërsa data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares dhe humanistes në të gjithë botën.




